SPORT

Llapi mposht Ballkanin, Malisheva triumfon ndaj Prishtinës

Banner

Kanë përfunduar dy ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës.

Llapi ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, pasi mposhtën 3:2 skuadrën e Prishtinës.

Në minutën e 5’ të ndeshjes ishte Festim Alidemja ai që shënoi.

25 vjeçari u tregua i saktë nga penalltia, duke i dhënë epërsinë Llapit.

Ballkani tentuan të barazojnë, por gjatë 45 minutave të parë nuk ia arritën.

Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të ekipit vendas.

45 minutat e dytë ishte e zjarrtë, me katër gola të shënuar.

Fillimisht ishte Albion Rrahmani ai që shënoi në minutën e 54’ dhe barazoi shifrat.

Ky ishte goli i tij i 15 në këtë sezon për sulmuesin e klubit suharekas.

Më pas nuk zgjati shumë kur Ballkani shënuan edhe golin e dytë në këtë takim.

Këtë herë ishte Meriton Korenica ai që në minutën e 62’ përmbysi rezultatin.

Megjithatë, Llapi nuk u ndal, dhe barazuan rezultatin.

Në minutën e 71’ ishte Bekim Maliqi ai që shënoi dhe çoi shifrat në 2:2.

Llapjanët arritën të rikthejnë epërsinë në favor të tyre, pasi tundën edhe njëherë rrjetën e kampionit në fuqi, Ballkanit.

Bianor ishte ai që shënoi për Llapin dhe vulosi epilogun final të ndeshjes 3:2.

Me këtë fitore Llapi ndodhen në vendin e gjashtë me 32 pikë, kurse Ballkani bie në pozitë të dytë me 50 sosh.

Prishtina u mposhtën nga Malisheva me rezultat 2:1.

Ronald Sobowale është ai që tundi rrjetën e Prishtinës.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor te Malishevës.

Edhe në 45 minutat e dytë më efikas ishin mysafirët, duke shënuar edhe golin e dytë.

Nga minuta e 49’ Prishtina mbeti me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Ramadanit.

Për 2:0 u përkujdes Hazrollaj në minutën e 81’ të ndeshjes.

Prishtina e tëra që arritën të bënin ishte ngushtimi i epërsisë në 2:1.

Në minutën e 84’ shënoi Shefiti.

Me këtë fitore Malisheva pozicionohen në vendin e shtatë me 28 pikë, kurse Prishtina qëndron në pozitën e katërt me 32 pikë.

Banner

Related posts

Po shkëlqen te Juventusi, Di Maria flet për të ardhmen

admin

Pëlqehet nga Sylvinho, nisin procedurat për ta pajisur Dakun me pasaportë shqiptare

admin

PSG e shkarkon trajnerin Galtier

admin

Leave a Comment