AKTUALE

Mexhiti nga Studeniçani: Populli po i bashkohet kauzës tonë

Grupi i Zjarrit ka vazhduar takimet me qytetarët ku sonte janë ndalur në Studeniçan pas bashkimit të Rexhep Memedit me të pakënaqurit në BDI kanë zhvilluar takim me qytetarët e kësaj zone.

“Sonte nga Studeniçani, ish deputeti i zonës Dr. Rexhep Memedi së bashku me bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët e tij iu bashkua kauzës tonë të drejtë e të sinqertë, që ditë e më tepër po merr përkrahje gjithnjë më të fuqishme. Në Studeniçan po bashkohet POPULLI!”, ka shkruar Izet Mexhiti, në profin e tij në Facebook.

Edhe kur kemi qenë kundërshtarë politik, e kemi ruajtur shoqërinë, respektin, njerzillëkun. Edhe kur kemi qenë oponentë, kurrë nuk e kemi harruar qytetarin e Karshiakës, BDI dhe ata që nuk na kanë përkrahur!

Prandaj apeloj, nga ketu, bashkangjituni sa më shumë kauzës tonë, se vetëm kështu jemi të fortë, jemi të pathyeshëm! Faleminderit Dr. Rexhep Memedi për këtë tubim që duheshte të jetë takim i vogël. Mirëseerdhe në mesin tone”, përfundon postimi i Mexhitit.

Ajo që ra në sy, sonte ndryshe nga tubimet tjera, tek foltorja mungonte logoja e BDI-së. Në vend të logos partiake ishte vendosur një flamur kombëtar.

Banner

Related posts

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vjen në tokën e vet shqiptare

admin

Faton Ahmeti për 5 maj: Amaneti i tyre është udhërrëfyesi ynë drejt një të ardhmeje më të drejtë, më të barabartë dhe më të denjë për çdo shqiptar

Gjyla Halili

Ja kush planifikoi dhe e rrëzoi Ali Ahmetin nga pushteti?

Gjyla Halili

Leave a Comment