AKTUALE

Ahmeti: Gjeneralët shqiptarë ishin të njoftuar hollësisht saqë dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë

Nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së z. Ali Ahmeti sot u bë prezantimi i dosjeve të ilegales shqiptare të periudhës 1945-1999, “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duke shpjeguar për këtë periudhë tregoi se gjeneralët shqiptarë ishin të njoftuar hollësisht saqë dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë.

42 vjetori i fillimit të demonstratave studentore në Prishtinë na shërbeu si shkas dinjitoz dhe meritor për të na bërë bashkë sot në zbulimin dhe zbardhjen e dosjeve të shërbimit sekret jugosllav mbi veprimtarët shqiptarë nga viti 1945 deri në luftërat çlirimtare.

Sot evokuam kujtimet e të gjithë veprimtarisë ilegale atdhetare dhe nderuam figura meritore të kombit.

Madhështinë e asaj periudhe atdhetare, sot e dokumentuam edhe institucionalisht përmes një botimi ekskluziv faktesh e dokumentesh me titull “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”, dhe nuk ndalemi këtu, por bashkë me Institutin për Trashëgimi Shpirtëror dhe Kulturore të Shqiptarëve do të vijojmë me vëllime tjera për ta zbardhur çiltërsinë e lëvizjes kombëtare.

Nder i veçantë ishte edhe ndarja e dosjeve sekrete të veprimtarisë atdhetare për Qemal Agollin, Sadudin Gjurën, Tahir Hanin dhe Adem Demaçin, familjarëve të tyre në shenjë kujtimi dhe krenarie për sakrificën dhe qëndresën heroike përballë represionit të regjimit të kohës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë veprimtarët e ilegales sonë kombëtare!

Related posts

Debati i parë presidencial: Taravari “Shah-Mat” Osmanit

Gjyla Halili

Mickoski: Do të krijojmë një dokument strategjik që do të jetë udhërrëfyes për të gjitha qeveritë e ardhshme

Gjyla Halili

Vranët dhe me shi

Gjyla Halili

Leave a Comment