AKTUALE

OH “El Hilal” shpreh faliminderim për Miradije Loki Selmani,pë kontributin e dhënë në edukimin e gjeneratave të shumta

Në hapësirat e selisë së OH “El Hilal” në Shkup me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit u organizua një solemnitet, me ç’rast veteranëve të arsimit iu ndanë mirënjohje, ndërkaq shkollave iu dhuruan libra.
Komisioni i arsimit të El Hilalit i përbërë nga Talat Sadiku, mr. Ali Sadiku dhe Irfan Isaku, në koordinim me kryetarin dhe me degët tjera, për sivjet vendosën që mirënjohje për kontributin e tyre për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të shumta të ndahen për këta pedagogë – veteranë të arsimit: prof.dr. Tahir Zajazi dhe Miradije Loki Selmani nga Shkupi, Ismail Arsllani nga Tetova, Emin Demiri nga Gostivari dhe Mexhit Jashari nga Kumanova. 📕📚📖

Donatorë të librave të dhuruar është familja e profesorit të ndjerë dr. Asllan Selmani, respektivisht bashkëshortja e tij, Miradije Loki Selmani, ndërsa një sasi janë siguruar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni. Për të gjithë këta, El Hilali shpreh falënderim të përzemërt.

Related posts

Osmani me plan për një Maqedoni të Veriut më të gjelbër dhe më të sigurt

Gjyla Halili

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Gjyla Halili

Naser Selmani: VLEN mision i pamundur

Gjyla Halili

Leave a Comment