BOTA

Biden pret Von Der Leyen në Shtëpinë e Bardhë, diskutohet për mineralet kritike

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u prit ngrohtësisht në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Joe Biden në Washington.

Vizita synonte të hapte negociatat mbi planin për kreditimin e taksave për automjetet elektrike.

Një akord do të nxiste përdorimin e mineraleve të rëndësishme evropiane për prodhimin e baterive të llojit “EV” që janë subjekt i taksave amerikane përmes ligjit të Biden për energjinë e pastër.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian tha se është me rëndësi që të punohet në nxitjen e industrive energjitikisht të pastra.

“Mendoj se është me rëndësi që për këtë çështje të bashkojmë forcat, pasi është jetike për të ardhmen tonë, për të luftuar ndryshimet e klimës dhe për të kufizuar ngrohjen globale. Ndaj është me rëndësi të punojmë së bashku për nxitjen e industrive energjetikisht të pastra në të dyja anët e Atlantikut”, tha Leyen, shkruan Euronews.

Marrëveshja e re do të thotë se Evropa mund heqë nga vetja barrën e të qënurit e varur nga Kina në industrinë e automjeteve elektrike.

Banner

Related posts

SHBA: Përplasja e avionit të Prigozhin ishte shkaktuar qëllimisht nga shpërthimi

admin

Bëhen homazhe në Bratilë me rastin e 113 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

Gjyla Halili

Ndalohet marinsi amerikan pas gjetjes së 14-vjeçarjes së zhdukur në bazën ushtarake të Pendleton (fotot)

admin

Leave a Comment