SHQIPËRI

PD rrezikon zgjedhjet/ Ngërçi për firmën e Bashës. Përgjigjja për KQZ: Është dorëhequr

Banner

Lulzim Basha nuk bë i gjallë edhe pse komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i dha 48 orë kohë për të firmosur një testament të ri politik, që do t’i hapte dritën jeshile regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje.

Në skadim të afatit të vendosur nga Ilirjan Celibashi, në dyert e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbërriti një shkresë, por jo ajo që pritej.

Juristi Indrit Sefa i kujton Ilirjan Celibashit se Lulzim Basha është dorëhequr ndaj duhet të procedohej me regjistrimin e partisë pasi nuk do dorëzohet asnjë shkrese e re me firmën e ish kryetarit.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe nenit 46 të Statutit të PD, që përcaktojnë se: “Kryetari i Partisë ndihmohet nga Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm.Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin”, është lëshuar Autorizimi i Përgjithshëm datë 18 Mars 2022”- thuhet në shkresën drejtuar KQZ.

Refuzimi i Lulzim Bashës për të hedhur firmën mbi deklaratën që kërkon Kodi Zgjedhor se nuk do të kryejë krime zgjedhore, rrezikon që Partia Demokratike të mos-regjistrohet.

Vendimin do e jap kur të mbarojë afati prej 48 orësh, i cili përfundon sonte në mesnatë”- tha kreu i KQZ.

Trashëgimtarët e Lulzim Bashës në PD kanë paralajmëruar ankimim të vendimit të Komisiknerit në Komisonin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Ai që nuk humbi kohë ishte Sali Berisha, i cili kundërshtoi vendimin e Celibashit që refuzoi të regjistrojë PD  me kryetar Sali Berishën.


Top Channel

Banner

Related posts

Pamje nga droni: Momenti i ndërhyrjes së një mijë policëve në kampin e muxhahedinëve

admin

Shumë turistë e pak punëtorë në Shqipëri

admin

Clinton mbërrin në Tiranë, Rama njofton për pritjen që i është organizuar

admin

Leave a Comment