SPORT

Dukagjini “rehatohet” në mesin e tabelës

Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Drenicës me rezultat 2:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Me këto tri pikë, skuadra e trajnerit Armend Dallku është përforcuar në mesin e tabelës dhe aktualisht renditet e pesta me 32 pikë derisa Drenica mbetet e fundit me 23 pikë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 12-të shënoi për 1:0 me një gjuajtje nga brenda zonës së rreptësisë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Edhe pjesën e dytë klinasit e nisën më mirë dhe vetëm pas dy minutash shënuan golin e sigurisë. Ishte mbrojtësi anësor, Arbër Shala që u përkujdes për 2:0.

Ndeshjen e ardhshme Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Trepça ’89, derisa Drenica pret Prishtinën.

Banner

Related posts

Juventus dështon në shtëpi, barazon ndaj Atalantas

admin

Drita mposht Llapin dhe arkëton tri pikë të rëndësishme

admin

Tjetër “tronditje” për Ten Hag, anësori i mbrojtjes disa javë jashtë fushave

admin

Leave a Comment