SHQIPËRI

Dallëndyshe Bici prezantohet zyrtarisht si drejtuesja e re e Kadastrës, Rama: Të mbyllen sportelet, duhet digjitalizim i plotë

Banner

“Sot kemi një bazë, nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje e që janë teknologjia e proceset teknologjike të nisura edhe nga Kadastra. Na kanë dhënë mundësinë të shërbejmë pa radhë e që qytetarët ta kërkojnë shërbimin nga Kadastra online. Por, jemi në kushtet kur cikli mbetet i hapur, pasi ndërkohë pjesa e përgjigjeve ende jepet me letër dhe ende kërkon postën e të tjerë komponentë në mes, që janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes përfundimtare. Në këtë fazë na duhen zgjidhje radikale për të mbyllur procesin. Që do të thotë është koha për t’i mbyllur përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve e Kadastrës. Kadastra është banka më e rëndësishëm e vendit, është banka e pasurive të paluajtshme. Jo vetëm duhen mbyllur të gjitha sportelet, por menjëherë duhen mbyllur të gjitha zonat ndarëse. Nuk do funksionojnë më me zona apo çifligje. Duhet një bashkëpunim i ngushtë me Kadastrës dhe AKSHI-t, që procesi të marrë një tjetër vrull e të hyjë në një tjetër fazë. Duhet futur në punë shërbimi satelitor, ku ka filluar dhënien e prodhimeve të para dhe puna e Kadastrës, përfundimisht të ketë funksionin teknologjik. Problematika bazë mbetet stabiliteti i burimeve njerëzore dhe cilësia e tyre e natyrisht që në këtë aspekt, kërkohet që Kadastra të vazhdojë të blindohet për të mos lejuar influencat e jashtme, se është banka më e rëndësishme e vendit.”


Top Channel

Banner

Related posts

Rama takim me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”: Në fokus volumi 4 mld € nga Mbretëria e Bashkuar për investimet strategjike

admin

Ndahen paratë për partitë/ Shumicën e merr PS. Në PD, paratë i merr grupi i Alibeajt

admin

Maqedonia e Veriut vazhdon skriningun bilateral me Komisionin Evropian

admin

Leave a Comment