Sot morrëm pjesë në prezentimin e dokumenteve analitike të Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë 1980-1986, në përkujdesjen e z. Ali Ahmeti!
Është fakt notor se përveç strukturave të kriminalizuara sekrete ka ekzistuar edhe një rrjet i fuqishëm spiunimi në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, të kamufluar në sfode të ndryshme të jetës publike.
Shqiptarët kanë vuajtur nga pasojat e fantazmës së shërbimeve sekrete dhe aksioneve kriminele të tyre. Një gjë e tillë ka vazhduar edhe pas pavarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe pas çlirimit të Kosovës!
Nuk është risi të themi se diplomacia jo rrallë herë ka funksionuar si “degë e shërbimit sekret”. Ambasador, konsul, sekretarë të ambasadës, atasheh, etj., kanë qenë në shërbim të goditjeve më çnjerëzore të personaliteteve shqiptare në vendin pritës! Ndërkaq, sot ambasadori ynë në Zagreb, z. Fetai duke hapur dyert e arkivave në Kroaci për të kuptuar misteret e shërbimit sekret, prezenton një rol tjetër të diplomacisë në kultivimin e vlerave dhe strandardeve në vendin pritës!
Maqedonia e Veriut ishte shteti i vetëm që në vend të “shërbimit sekret kishte “polici sekrete” dhe inspektorët e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim kishin edhe autorizime policore edhe pse ata duhej të kishin tagër dhe detyrime vetëm për mbledhjen, përpunimin dhe analizën e informacioneve deri në projektimin e një profili të caktuar me interes për sigurinë e shtetit!
Me themelimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, në Maqedoninë e Veriut ju dha fund veprimtarisë arbitrare dhe misterioze të shërbimeve sekrete ndaj shqiptarëve!
Në kontekst këtij prezentimi, shprehim respektin e thellë ndaj z. Ali Ahmeti, patriotëve dhe të gjithë shqiptarëve që janë shantazhuar dhe kanë pësuar padrejtësisht nga veprimtaria kriminele e shërbimeve sekrete!
…shpirtrat më të fortë janë ata të kalitur në vuajtje!