Pas vitit 1990, kur doli në sipërfaqe dhe shihej sheshit se për kriminelin Milosheviq dhe regjimin e tij antishqiptar të Serbise pushtuese, çdo gjë në Kosovë duhej të ishte proserbe edhe kur ajo ishte antishqiptare, por edhe si e tillë edhe ajo luftohej dhe ishte e pabesueshme, sepse Serbia më nuk ishte sikur ish-Jugosllavia!
Përballë këtij realiteti dramatik, titistët shqiptar ndrruan kurs!
Deri në vitin 1990, titisti shqiptar ishte jo vetëm kundër Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës të themeluar nga Ai, por ishte edhe kundër Shqipërisë, sepse ajo ishte vetëm fqinje dhe asgjë tjeter, ngase Kosova ishte dhe duhej te ishte me Jugoslavinë, sepse Jugosllavia ishte si Shqipëria!
Jugosllavia për titistin shqiptar ishte Nëna e Kosovës e jo Shqipëria!
Prandaj dhe flamuri kombëtar u bë me yllin e madh pescepësh ngjashëm sikur ylli në flamurin jugosllav!
Ky flamur në Kosovë quhej flamuri i Azem Vllasit, sepse në kohën kur ai ishte në pushtet, ndodhi ky ndryshim ne flamurin kombëtar!
Dhe pas vitit 1990 titisti shqiptar kur e pa, se për serbët pro-jugosllav dhe tash te rikthyr vetëm në puro-serb, nuk ishte asgjë tjetër veçse një mashtrim dhe tradheti e madhe karshi interesave kombëtare, ndrruan kostum e fytyrë!
Pësuan metamorfozë të thellë!
Çka është metamorfoza?
FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE e ka këtë shpjegim:
METAMORFOZË f.
- biol. Ndryshim i rëndësishëm në trajtën e jashtme, në ndërtimin e organeve e në mënyrën e jetesës, që pësojnë disa lloje kafshësh gjatë zhvillimit historik ose gjatë kohës së rritjes deri në zhvillimin e tyre të plotë, duke kaluar shkallë-shkallë nëpër disa faza.
Metamorfoza e kandrrave.
Metamorfoza e bretkosës. - fig. libr. Ndryshim i madh e i dukshëm që pëson dikush a diçka. Metamorfozë e çuditshme.
Metamorfoza e ideve të dikujt.
Pësoi një metamorfozë të menjëhershme.
Titistët shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja, Shqipërinë e hoqën nga kombinimi i tryezës që e kishin në të kaluarën, dhe në pjatë ju mbeti vetëm Enver Hoxha dhe PPSH!
Ata nuk u deklaruan të penduar as të mashtruar!
Ndrruan ngjyrë dhe ndrruan strategji!
Nga LKJ, LSPP dhe LRSSHJ kaluan në LDK e në parti tjera legale!
Të panjohurit dhe të paekspozuarit u benë aktiv dhe morrën role të dukshme, kurse të njohurit dhe të dëshmuarit u bënë pasiv, mbetën në hije!
Atëherë dhe sot e luftojnë me të gjitha mjetet figurën dhe personalitetin e Enver Hoxhës dhe Partinë e Punës së Shqipërisë!
Por kësaj shfaqje të re të tyre as nuk iu kemi besuar dhe as nuk duhet besuar!
Kush ka qenë kundër Shqipërisë ka qenë me Jugosllavinë!
Të tillë ishin titistët, të rrezikshëm atëherë por edhe tash që kanë pësuar metamorfozë!
Deri në vitin 1990 ishin 3X1, pra ishin tre në një!
Tash janë 2X1, janë bërë dy në një!
Por ata në fakt përmbajtje embrionale e kishin antienverizmin, dhe janë 1X1, pra janë një në një!
Sepse titisti ishte në radhë të parë vetem antienverist!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 11 Mars 2023!