SPORT

Spezia befason Interin – SHQIP.com

Spezia ka treguar edhe njëherë se është në gjendje të befasojë edhe skuadrat më të mëdha italiane, këtë herë duke mposhtur Interin në stadiumin “Alberto Piço” me rezultatin e ngushtë 2:1.

Djemtë e Simone Inzaghit shpërdoruan gjatë gjithë lojës mundësi “të arta”, duke filluar nga minuta e 13-të, kur Lautaro Martinez gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke mos gjetur dot avantazhin.

Golat e sfidës erdhën të gjitha në pjesën e dytë, ku të parët që gjetën epërsinë ishin vendasit e Spezia, me Daniel Maldini, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 55-të. Kundërpërgjigja “zikaltër” erdhi në minutën e 83-të, me penalltinë e dytë për Interin, por këtë herë topin e gjuan Romelu Lukaku, i cili nuk gabon.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi vetëm 7 minuta më pas, në të 87-ën, pas një tjetër penalltie të akorduar kësaj radhe për vendasit, M’Bala Nzola nuk gabon dhe “dënon” Interin.

Pas kësaj humbje pozitat e “zikaltërve” nuk lëvizin në kampionat, teksa ndodhen në vendin e 2-të, me 50 pikë, ndërsa në krahun tjetër Spezia arriti një fitore mjaft të vlefshme për “mbijetesën” në Serie A, ku ka grumbulluar deri tani 24 pikë dhe momentalisht ndodhet 6 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Banner

Related posts

FIFA publikon një rekord interesant

admin

Chiesa dhe Juve në udhëkryq, kontrata skadon më 2025. Do të ketë rinovim?

admin

Zhang përfundon në gjykatë – Kreu

admin

Leave a Comment