SPORT

Refuzoi të futej në lojë, Vllaznia merr vendimin për Latifin

Liridon Latifi nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë në ndeshjen derbi me Partizanin dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Mirel Josa në konferencën përpara ndeshjes së nesërme.

Mungesa e sulmuesit nuk ka të bëjë me probleme fizike, por me një penalizim të dhënë nga klubi i Vllaznisë për 29-vjeçarin.

Ai nuk u aktivizua në ndeshjen përballë Teutës nga minuta e parë dhe në momentin që trajneri Josa i kërkoi të futej në lojë si zëvendësues, sulmuesi ka refuzuar.

Kjo ka bërë që klubi shkodran mos ta tolerojë Latifin, duke mos e grumbulluar për duelin me Partizanin.

“Po, ka një problem të tillë, dhe klubi ka marrë masa në këtë drejtim, qoftë masa financiare, dhe qoftë masa, të cilat kanë të bëjnë me aktivizimin e tij në vazhdimësi”, u shpreh Josa.

Banner

Related posts

Koçi fiton medalje për Shqipërinë, sportisti i kombëtares arrin deri në gjysmëfinale

admin

Madhështia e Zlatan Ibrahimoviq-it – Kreu

admin

Para 50 viteve Kosova u ballafaqua me ish Jugosllavinë! Kush luajti për Kosovën?

admin

Leave a Comment