SHQIPËRI

Celibashi në “Top Story”: Nëse Basha nuk hedh firmën si kryetar, PD zyrtare rrezikon regjistrimin

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një lidhje live me “Top Story”, thekson se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij.

Lulzim Basha ka autorizuar Enkelejd Alibeajn, në funksionin e kryetarit të komanduar, por është përgjegjësi personale e kryetarit të zgjedhur me votë të nënshkruajë këtë deklaratë, thotë Celibashi.

“Nuk dimë faktet, me siguri mund të thuhet se kjo deklaratë duhet të paraqitet nga kryetari i partisë politike. Nëse në gjykata rezulton nëj emër dhe një mbiemër i kryetarit të asaj partie, duhet të jetë nga ai nënshkrmi”.

Mungon dhe deklarimi formal për dorëheqjen e Bashës, shton kreu i KQZ-së dhe “në vlerësim të këtyre fakteve, nuk ka asnjë mundësi që të injorohet kjo kërkesë e kodit zgjedhor”.

I pyetur nga Grida Duma, nëse Partia Demokratike rrezikon regjistrimin, në rast se Basha nuk sjell një deklaratë të tillë, Celibashi përgjigjet:

“Në vendimin e sotëm, u tha qartë se ia kthyem PD-së dokumentacionin për plotësim, duke i thënë se deklarata e partisë nuk është në përputhje me ligjin dhe parashikimet e kodit zgjedhor. Nuk mund të jetë një autorizim i përgjithshëm. Nuk mund të pranoj që deklarata, sipas të cilit kryetar i partisë sikurse kodi zgjedhor ka përcaktuar duhet të mbajë përgjegjësi, të anashkalohet”.

Këtë të enjte, Lulzim Basha u njoh si kryetar i Partisë Demokratike nga komisioni qendror i zgjedhjeve.Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD bazuar në dokumente zyrtare e ka Lulzim Basha, tha Celibashi.

Por, edhe pse mori konfirmim si kryetar, Lulzim Basha nuk mundi ta regjistrojë partinë në zgjedhje, për shkak se dokumentet e dorëzuara në KQZ kishin mangësi dhe ishin të paqarta. Pengesa më e madhe ishte autorizimi që i jepte të drejtën Enkelejd Alibeajt të përbetohen në emër të Lulzim Bashës që nuk do kryente  krime zgjedhore.

Vendimmarrja nuk u prit mirë  nga përfaqësuesi ligjor i Bashës, i cili  paralajmëroi  ankimin në komisionin e sanksioneve dhe ankesave.

Vendimi pritet të  kundërshtohet edhe nga Sali Berisha, i cili tashmë shpresat i ka tek aleatët për t’u regjistruar në zgjedhjet e pranverës.


Top Channel

Related posts

Shqiptari që “zaptoi” zemrat e të huajve në Amerikë me ushqimet tradicionale

admin

Kontrollet brenda kampit të MEK në Durrës, policia gjen një qendër hakerash, sekuestrohen servera

admin

Vjosa Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga Bajram Begaj (PAMJE)

admin

Leave a Comment