AKTUALE

Kasami kushtëzon “Grupin e Zjarrit”: Nëse duan bashkëpunim, le të formojnë parti

Grupi i zjarrit brenda BDI-së do të ishte më i pranueshëm për bashkëpunim me Lëvizjen Besa në rast se ata vendosin të shkëputen nga BDI dhe të formojnë subjekt të ri politik. Kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë intervistës në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. Kasami shtoi se me shumicën aktuale parlamentare është mbyllur çdo mundësi bashkëpunimi. Intervistën e plotë në kuadër të emisionit “Rruga drejt”.

“Për ne do të ishte e mirëseardhur nëse ata përfundimisht vendosin që të shkëputen nga BDI, formojnë parti politike dhe ulemi bashkë bëjmë një koalicion të zgjeruar opozitar me ata, me Alternativën, me parti tjera, me grupe tjera, me intelektual dhe faktorë të tjerë opozitar nga sektori civil për të cilët neve jemi të interesuar dhe jemi të gatshëm të shtrimë dorën e bashkëpunimit tek çdo forcë politike me të cilët ne vlerësojmë se votuesve shqiptar do të ju japim vlerësimin se neve kemi tejkaluar vetveten dhe neve jemi të gatshëm të formojmë një forcë fituese me të cilën do t’ju garantojmë se vota e tyre nuk do të shkon huq”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Banner

Related posts

Mërgata në Zvicër po Mobilizohet per 2 nentorin  për zgjedhjet  – Pa Parti, Vetëm për Kërçovën

Gjyla Halili

Këngëtaraja shqiptare Tuna del në mbështetje të protestës së studentëve

Gjyla Halili

Rina Ajdari: 24 prilli do të jetë fitore e thellë e Frontit Europian dhe kandidatit Bujar Osmani

Gjyla Halili

Leave a Comment