SHQIPËRI

Porosia e Ramës për kryesinë socialiste: Kujdes në përzgjedhjen e kandidatëve për këshillat bashkiak

Kryesocialisti Edi Rama i ka kërkuar kryesisë socialiste që krahas kandidatëve për kryetar bashkie fokusi të jetë edhe në një aspekt tjetër.

Duke cituar burime nga mbledhja e kryesisë socialiste, gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton detaje nga kjo mbledhje.

Edi Rama ka kërkuar një vëmendje të posaçme edhe për ata të cilët do të garojnë për këshillat bashkiak.

Ka kërkuar të jenë kandidatura gjithë përfshirëse.

I ka lënë detyrë drejtuesve politik të takohen me secilin kandidat për këshillat bashkiak.

Do të jetë mbledhja e Kryesisë Socialiste më 25 Mars nga ku do të bëhet publike skuadra garuese socialiste për lokalet e 14 Majit.


Top Channel

Banner

Related posts

Foltorja mbledh Kryesinë, pritet zyrtarizimi i listës me kandidatët për vendoret e 14 majit

admin

Avokati Prelleviq: Një njeri normal nuk do t’i detyronte serbët e Kosovës që të hiqnin uniformat

admin

Blinken mbërrin në Tiranë

Gjyla Halili

Leave a Comment