SPORT

Liga e Evropës: Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla më i miri në fitoren e Romës ndaj Sociedatit

Marash Kumbulla më i miri i Romës.

Mbrojtësit kuqezi i mjaftuan 45 minuta për të justifikuar besimin e Mourinhos. Ndërkohë sajti i specializuar, Sofascore e vlerësoi me notën 7.5, më të mirën e ndeshjes.

I aktivizuar në fillim të pjesës së dytë, në vendin e Llorentes, mbrojtësi shqiptar bëri një ndeshje perfekte në prapavijë. Ai ia doli me sukses të sprapsë disa sulme të spanjollëve të Real Sociedad.

Krahas punës perfekte në prapavijë, Marash Kumbulla shënoi edhe golin e sigurisë.

Në minutën e 87’, mbrojtësi kërceu mbi të gjithë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Një festë me dedikim për bashkëshorten shtatzënë, nga ana e mbrojtësit kuqezi, që pas një sezoni shumë të komplikuar.

Ky gol duket se risjell besimin e duhur te Kumbulla, për të ndryshuar pozitat e tij te Roma.

Banner

Related posts

La Lakers “shkatërrojnë” Grizzlies dhe prekin gjysmëfinalen

admin

Kur do të luhet derbi i madh mes tyre?

admin

Formacionet e mundshme të Liverpoolit dhe Fulhamit

admin

Leave a Comment