SHQIPËRI

Meta nuk e pret Berishën/ Pas takimit me Yuri Kim prezanton listën e kandidatëve

Komisionin Qëndror i Zgjedhjeve i mbylli derën Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike duke i lënë si rrugë të vetme për të marrë pjesë në zgjedhje regjistrimin në ombrellën e një koalicioni.

Por, pa u tharë mirë boja e vendimit të Komisonerit, Sali Berishës i erdhi goditja e dyte, këtë herë nga brenda radhëve të opozitës pasi Ilir Meta nxitoi të publikonte listën e këshilltarëve bashkiak të Tiranës pa pritur aleatin e tij.

“Ne do mbështesim kandidatët e primareve ne të gjithë vendin, por PD do ketë këshilltarët e saj, ne do kemi këshilltarët tanë në të gjithë vendi”, tha Meta.

Në një kohë që shpresa e vetme e Sali Berishës për të marrë pjesë në betejën e pranverës janë aleatët, Ilir Meta befasoi me provokimin e tij publik që erdhi vetëm 24 orë pasi u takua me Yuri Kim. Por, kreu i PL mohoi që presion ndaj aleatit të jetë porosi amerikane.

“Asnjë lloj presioni, kemi pasur një bisedë tepër konstruktive”, u shpreh Meta.

Nëse duan të kandidojnë bashkë, Meta dhe Berisha duhet të kenë vetëm një listë me këshilltarë bashkiak. Negociatat mes dy aleatëve mesa duket nuk kanë shkuar si duhet ndaj dhe Ilir Meta ka vendosur të shtojë presionin ndaj Sali Berishës, ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjeve.


Top Channel

Related posts

Takimi në Ohër me Vuçiç dhe Kurtin, Borrell: Është koha që të arrijmë marrëveshje

admin

Berisha ndalet te ministria e Brendshme dhe te godina e PS: Kam një mesazh për socialistët e ndershëm

admin

Kishte ndryshuar emrin dhe mbiemrin, si u vra 41-vjeçari në Vlorë: Po lëvizte me motor

admin

Leave a Comment