Lionel Messi është përballur tetë herë në karrierën e tij me Bayern Munich dhe ka arritur vetëm dy fitore. Ai përjetoi poshtërim në çerekfinalet e Champions League në vitin 2020, pasi Barcelona humbi 8-2.
Thomas Muller i sjell këto të dhëna në krahasim mes argjentinasit dhe Cristiano Ronaldos.
“Kundër Messit gjërat kanë shkuar gjithmonë shumë mirë në aspektin e rezulteteve. Cristiano Ronaldo, nga ana tjetër, ishte problemi ynë kur luante për Real Madrid.
Por, kam respektin maksimal për paraqitjen individuale të Messit në Kupën e Botës, ishte i jashtëzakonshëm. Ai tërhoqi me vete të gjithë ekipin. Nuk është aq e lehtë të luash në një ekip si PSG, është e vështirë të gjesh një ekuilibër ekipor. Individët të ndihmojnë të fitosh vetëm disa ndeshje”, është shprehur lojtari gjerman.