Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani akuzon Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion se ka kryer arrestime absurde në çështjen e inceneratorëve.
Sipas Ylli Manjanit, SPAK po akuzon kot pa ligj e fakte “peshqit e ngordhur”, duke mos zbuluar të vërtetën dhe largohet gjithnjë e më shumë nga “peshku i madh”.
Manjani rendit zyrtarët e lartë të arrestuar për çështjen e inceneratorëve, ku thotë se ‘Lefterin e akuzojnë për korrupsion pa asnjë qindarkë të kapur, kur në fakt veprimtaria duket si evazion i firmës. Alqin e akuzojnë për vendimet që janë të qeverisë, jo të shërbimit civil. Arben Dervishin inxhinierin privat e akuzojnë për krime që i takojnë detyrës publike që nuk e ka”
Edhe Mirel Mertirin e akuzojnë për korrupsion të kompanive që nuk janë të tij”- thotë Mianjani duke duke i cilësuar si shpikje e racionalizime juridike absurde
“Çështja e inceneratorëve, qartësisht duket si një krisje e thellë brenda kupolës së pushtetit. Një krisje që përkthehet në dëme kolaterale njerëzore, dhe mbi financat publike. Hetimi në SPAK nuk merret me këtë krisje e cila mund të çonte tek peshku i madh, por me peshq të ngordhur. SPAK nuk ka arritur ende të krijojë një skemë dhe një piramidë personash në të, por ka nxituar të sajojë hetime dhe ka ngritur akuza të sforcuara.
Lefterin e akuzojnë për korrupsion pa asnjë qindarkë të kapur, kur në fakt veprimtaria duket si evazion i firmës. Alqin e akuzojnë për vendimet që janë të qeverisë, jo të shërbimit civil. Arben Dervishin inxhinierin privat e akuzojnë për krime që i takojnë detyrës publike që nuk e ka.
Biles, siç mësova këto ditë, edhe Mirel Mertirin e akuzojnë për korrupsion të kompanive që nuk janë të tij!!! I thonë se je “pronar faktik” i kompanive meqë bashkëjeton me pronaren reale të tyre. Shpikje e racionalizime juridike nga më absurdet. Copëtimi i kësaj çështje sjell këtë pasojë që, përveçse akuzon njerëz kot pa ligj e fakte, nuk zbulon të vërtetën dhe largohet gjithnjë e më shumë nga peshku i madh.
Këtë sjellje drejtësia jonë ka 30 vite që e ka. As reforma nuk e kuroi. Ndaj pushteti ndjehet i sigurtë të bljë çdo gjë meparanë publike Krisjet brenda vetes i ka për luks…”- shkruan Manjani në Facebook.
Top Channel