AKTUALE

Përurohet dhoma muze e shkrimtarit Abdylazis Islamit në Tetovë

Shoqata e shkrimtarëve ”Oeneum” në Tetovë për nder të festave të marsit realizoi disa asktivitete kulturore. Festa e 7 Marsit, Dita e Mësuesit në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës fillore ,,LIRIA,, në Tetovë u shwnua me një manifestim kulturo poetik. Me program të pasur me disa pika muzikore u prezantuan nxënësit e kësaj shkolle. Manifestimin e shpalli të hapur drejtoresha e shkollës, Mamudije Ameti, e cila tha se kjo shkollë ka nxjerë qindra e qindra gjenerata të nxënësve dhe ka ndikuar në emancipimin, arsimimin dhe edukimin e popullatës në Tetovës e më gjërë.

Daim Ilazi, kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve ”Oeneum” në Tetovë theksoi se kjo vatër e arsimit ka qenë shkolla e parë në gjuhën shqipe dhe një ndër shkollat më kualitative në Maqedoninë e Veriut. Poezitë e tyre i lexuan poetët: Bajramali Selimi, Ejup Ajdini, Adem Abdullahu, Sadije Aliti, Behare Neziri, Daim Iljazi, Merita Abazi, Rami Kamberi, Aqif Isaku dhe Berzat Sadiku. Familjarëve të disa veteranëve të kësaj shkolle iu ndanë Mirënjohje arsimtarëve post mortum për aktivitetin e tyre edukativo-arsimore dhe veprimtarinë e tyre patriotike: Salajdin Hyseinit, Abdulla Kalishtës dhe Seid Musait.

Po në këtë ditë u bë edhe përurimi i dhomës muze në shtëpinë e shkrimtarit tetovar Abdylazis Islami, në bashkëpunim me familjen e poetit, djalin e tij Besnikun dhe vajzën Dritën. Së pari te varri i poetit u bënë homazhe dhe u vendosën lule. Për familjen e shkrimtarit ishte një ditë e veçantë, paraprakisht është vendosur një pllakë përkujtimore në shtëpinë e tij, për të treguar se ku ka jetuar dhe zhvilluar veprimtarinë e tij Abdylazis Islami. Në dhomën muze të poetit në mesin e krijuesve tetovar dhe të miqve të peotit u mbajt një orë letrare dhe u evokuan kujtime nga koha e poetit.

“Kultura kombëtare shihet në mënyra të ndryshme, duke e lansuar atë jashtë kufinjve duke i përkthyer në gjuhë të huaja, shpresojmë që të përkthehet vepra e poetit në gjuhë të huaja dhe të botohet edhe kompleti i veprave të tij”-theksoi Daim Iljazi. Këtë aktivitet e moderoi Sadije Aliti e cila kujtoi kohën kur edhe ka realizuar edhe intervistën me shkrimtarin Abdylazis Islami. Familjarët dhe miqtë e poetit kujtuan kujtime të bukura dhe intresante e pastaj u lexuan poezi. U ekspozuan edhe gjëra personale të poetit e sidomos edhe pakoja e fundit e cigareve që kishte mbetur përgjysmë, makina e shkrimti e të tjera.(Shaban Sinani /KlanMacedonia)

Related posts

Drejtori Halili paralajmëron themelimin e laboratorit në fushën e Arqitekturës në UEJL

admin

Dy emra shqip, Arben e Bujar pritet të garojnë për president të Republikës?

Gjyla Halili

Voton Ahmeti: Le të triumfojë vullneti i qytetarëve, ta çojmë vendin drejt integrimit euroatlantik

Gjyla Halili

Leave a Comment