Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së e ka Lulzim Basha, sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.
Kryetar i PD sipas Celibashit është Basha, por subjekti nuk regjistrohet sot dhe dokumentet i kthehen për plotësim me afat kohor 48 orë.
Celibashi: Të drejtën për të kërkuar regjistrim bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë vënë në dispozicion e ka zoti zoti Lulzim Basha, ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Nga vlerësimi i dokumentacionit te paraqitur nga Lulzim Basha do duhet sipas ligjit që kërkesa për regjistrimin e PD të paraqitej nga kryetari i PD zoti Lulzim Basha. Në vlerësim të dokumentacionit unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Besoj se është e qartë se dhe për ju Indrit dhe për këdo tjetër. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64 të kodit zgjedhor.
Celibashi: Dhe sipas vlerësimit tim në përputhje me këtë parashikim ligjor kërkoj që akti autorizues të jetë i qartë. Kush autorizon është e qartë pasi të drejtën e ka zoti Basha. Nuk kemi paqartësi dhe në lidhje me personin që autorizohet pra me ju. Sipas dokumentit që keni paraqitur qartësia nuk është e plotë. Ju jeni autorizuar për të regjistruar PD në zgjedhjet e vitit 2023. Dokumenti juaj ka mangësi qe lidhet me detyrimin e kryetarit të Partisë Demokratike për të na shkruar deklaratën nuk mund të delegohet në palë të treta. Kompetenca mund të delegohet, përgjegjësia jo.
Ndaj duke e konkluduar gjithë këtë arsyetim dhe premisa vlerësoj që dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesi i kryetarit të PD Lulzim Basha kur kërkohet regjistrimi i PD si subjektet zgjedhore nuk është i plotë. Ndaj do ju jap 48 ore kohë për të bërë plotësimet e kërkuara.
Në përditësim…
Top Channel