AKTUALE

MPB: 245 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll në mbarë vendin për sanksionimin e automjeteve që lëviznin me shpejtësi më të lartë se e lejuara. Gjatë këtyre kontrolleve janë gjobitur gjithsejtë 245 shoferë, prej të cilëve 12 lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë sesa shpejtësia e lejuar, ndërsa dy të tjerë me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Sipas raportit të MPB-së 157 automjete tejkaluan shpejtësinë në vendbanime dhe 88 jashtë vendbanimeve.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të trafikut që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugët më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Banner

Related posts

Të premten VLEN në iftar te Kurti! A po bëhet “𝗩𝗟𝗘𝗡 𝟮.𝟬” me në krye Taravarin, apo kjo do të jetë darka e fundit e përbashkët e liderëve?

Gjyla Halili

Izet Mexhiti takohet me Bruno Ceka: “Takim miqësorë mes shokësh të vjetër”

admin

Mickoski: Grubi ka kryer disa veprime që nuk janë në interes të qytetarëve

Gjyla Halili

Leave a Comment