SPORT

Liga Unike: Përcaktohen skuadrat e Final 4

Banner

Dy ndeshjet e fundit të javës së dhjetë kanë përcaktuar renditjen përfundimtare të Ligës Unike të Femrave.

Bashkimi ka mundur Tiranën 93:68 (14:17, 36:15, 20:17, 23:19). Periudha e dytë ishte vendimtare në këtë përballje, ku prizrenaset e fituan me 21 pikë dallim dhe e ruajtën epërsinë deri në fund për të triumfuar me 25 pikë dallim, 93:68. Më e mira ishte Arbnore Përquku me 16 pikë, 12 asistime dhe shtatë kërcime, kurse te skuadra tiranase u dallua Enisa Qosja me 15 pikë, tri kërcime e katër asistime.

Bashkimi siguroi vendin e parë me shtatë fitore e tri humbje, ndërsa Tirana përfundoi garat me tri fitore e shtatë humbje.

Në sfidën tjetër, Partizani ka mundur Flamurtarin 68:73 (11:31, 23:20, 15:18, 19:4). Skuadra nga Tirana e nisi për mrekulli takimin, duke fituar çerekun e parë me 20 pikë dallim dhe përkundër tentimit të rikthimit nga ana e skuadrës vlonjate fituan 73:68, duke siguruar vendin e katërt, me pesë fitore e pesë humbje, ndërsa vlonjatet me shtatë fitore e tri humbje do të luajnë në “Play-off” nga vendi i dytë.

Samra Omerbasic ishte më e mira te Flamurtari me 23 pikë e 12 kërcime, ndërsa Ornela Lalaj dhe Jomra Matthis shënuan nga 20 pikë për Partizanin.

Në Final 4 që do të zhvillohet në Vlorë më 15/16 mars do të ndeshen Bashkimi me Partizanin dhe Flamurtari me Prishtinën.

Banner

Related posts

Ademi konfirmon se FFK është në bisedime me Mërgim Berishën dhe dy futbollistë të tjerë

admin

Komiteti Olimpik i Kosovës rrit mbështetjen financiare për bursistët

admin

Messi apo Ronaldo? Wenger jep përgjigjen më interesante

admin

Leave a Comment