SPORT

Chelsea “përmbys” Dortmundin dhe kualifikohet në çerekfinale  

Pas zhgënjimeve në Ligën Premiere, Chelsea ka reaguar në mënyrën më të mirë në Champions League duke mundur me rezultatin e pastër 2-0, Borussia Dortmund, në një mbrëmje magjike në “Stamford Bridge”.

Avantazhin e madh, i cili prishin “ëndrrën” gjermane të kualifikimit erdhi vonë për “blutë”, teksa në minutën e 43-të të sfidës, Raheem Sterling përfiton nga një “përgjumje” e mbrojtjes gjermane dhe çon topin në rrjetën e “verdhezinjve” me një goditje në qendër të portës.

Goli i sigurisë erdhi në minutën e 50-të, ku pas një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi gjerman dhe holandez Makkelie akordon një 11-metërsh pas rishikimit të aksionit me sistemin VAR, penallti e cila ekzekutohet mrekullisht në gol nga Kai Havertz, duke i dhënë kështu një fitore të shumëkërkuar djemve të Graham Potter, si dhe duke vazhduar rrugën drejt trofeut më prestigjioz në Evropë, me shpresën e një finaleje të madhe.

Ndeshjen e parë skuadra gjermane e kishte fituar me shifrat 1:0.

Related posts

Wolves, kusht Barçës – Kreu

admin

Arteta: Nuk dua të largohet Partey, ai është pjesë e planeve të mia

admin

Di Biagio: Është një futboll ndryshe nga ai që jam mësuar

admin

Leave a Comment