SHOWBIZ

“E dinim që i bënte ai”/ Një fëmijë i lëvizshëm dhe me humor, flet për herë të parë mësuesja e Luizit dhe personazheve të tjerë të famshëm

Banner

Valeria Rakaj, e cila ka dhënë mësim në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër lëndët kimi dhe biologji, zbuloi për herë të parë disa detaje nga jeta e Luizit gjatë arsimimit.

Ajo tregoi se të dy banorët e “Big Brother VIP 2” Luiz Ejlli dhe Tan Brahimi, po jo vetëm, kanë qenë nxënës të shkëlqyer për të cilët janë krenuar.

Mësuesja u shpreh e Luizi ka qenë një ndër më të veçantit e shkollës, ku me humorin e tij dhe zgjuarsinë arrinte të fitonte zemrat e të gjithëve.

Madje në mbrëmjen e maturës ai ka imituar mësuesit e shkollës, dhe sa herë shihnin grupe nxënësish duke qeshur nga mbrapa fshihej Luizi.

“Luizi ishte një ndër të veçantit e shkollës dhe është shumë i zgjuar dhe i dashur. Me një humor që po e tregon, me batuta e të gjitha. Të gjitha i ka pasur, madje të trashëguara sepse nëna e tij ka punuar me ne tek konvikti i shkollës dhe kishte humor. Asaj i shkonte çdo gjë. Luizi ishte i lëvizshëm, por i shkonte çdo gjë pasi i bënte me lezet dhe humor, që të vinte para mirësisë së mësuesit për tolerim. Ai ngaqë kishte humor dhe ishte kudo ku ishin njerëzit. I shihnim duke qeshur të mbledhur nxënësit  dhe e dinim që po i bënte Luzi për të qeshur. Në mbrëmjen e maturës së klasës së Luizit, imitoi mësuesit me lezet dhe dashamirësi”, u shpreh ajo në “Shqipëria Live”.

Ndërsa për sa i përket Tanit, mësuesja u shpreh se ka pasur humor por jo kaq sa sot, dhe se në mësime nuk ishte më i miri, por një djalë i shkëlqyer. Ajo tregoi se vijon të mbajë kontakte me disa prej tyre, për të cilët krenohet që u ka dhënë mësim.

“Krenohem shumë me nxënësit e mi që kam dhënë mësim. Jam munduar të mbaj kontaktet me ta dhe të shkëmbejmë biseda. Mbaj lidhjet dhe me kënaqësi të madhe. Janë dy shkodranë që po na nderojnë dhe e kemi kënaqësi që kanë qenë nxënësit tanë”, tha Valeria Rakaj.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Misteri që fshihet pas ndërtesave pa perde në Holandë

admin

“Në BBV m’u ndez llamba e…”, Bledi Mane bën deklaratën e papritur!

admin

Whatsapp po vjen me një super përditësim

admin

Leave a Comment