SPORT

I pabesueshëm numri i ditëve që Neymar i ka munguar PSG-së për shkak të lëndimeve

Banner

Neymar ka pasur shumë probleme fizike prej kur mbërriti te PSG në vitin 2017 nga Barcelona.

Së fundmi, 31-vjeçari dëmtoi kaviljën dhe është i detyruar t’i nënshtrohet një operimi, që i bie se sezoni aktual konsiderohet i përfunduar për yllin brazilian.

Ai do të humbasë edhe ndeshjen e rëndësishme ndaj Bayern Munich në Gjermani.

Kështu, rezulton se gjatë këtyre viteve Neymar ka qëndruar jashtë fushe për plot 731 ditë, thënë ndryshe dy vite.

Sa i përket numrit të ndeshjeve, braziliani ka humbur deri më tani 104 ndeshje të PSG për shkak dëmtimi.

Neymar ka humbur plot 37.5 të ndeshjeve dhe kjo është edhe një nga arsyet përse kryeqytetasit po tentojnë të lirohen nga sulmuesi sezonin e ardhshëm duke marrë parasysh edhe pagën e tij.

Banner

Related posts

Çfarë kërkon Gjilani në Luksemburg?

admin

Milan nis kërkimet për sulmues, dy emra në krye të listës

admin

Chelsea “përmbys” Dortmundin dhe kualifikohet në çerekfinale  

admin

Leave a Comment