SHQIPËRI

7 Marsi në shkollë të re/ Sako dhe Kushi urojnë mësuesit e “Dhosi Liperit”

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP në Shqipëri, Monica Merino kanë takuar dhe uruar mësuesit dhe nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme “Dhosi Liperi” në Sukth me rastin e 7 Marsit, festës së mësuesve.

“Dhosi Liperi” është një shkollë e re e sapopërfunduar mundësuar nga programi EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP. 300 nxënësit e kësaj shkolle dhe stafi pedagogjik zhvillojnë tashmë procesin mësimor në një shkollë me standarde evropiane.

Vetëm në njësinë administrative Sukth janë ndërtuar 5 shkolla të reja, 4 nga procesi i rindërtimit dhe një tjetër me buxhetin e bashkisë.

Dy prej këtyre godinave arsimore janë shkolla të mesme. Në të gjithë bashkinë e Durrësit vetëm në tre vitet e fundit janë ndërtuar 18 objekte të reja arsimore në kuadër të procesit të rindërtimit ndërkohë që shumë të tjera janë në proces.


Top Channel

Banner

Related posts

Serbia goditet nga termeti – Insajderi

admin

E ngacmoi seksualisht 25-vjeçaren në vendin e punës, arrestohet ish-inspektori i tatimeve

admin

Çfarë është “virusi amerikan” që e ka kapluar Serbinë?

admin

Leave a Comment