SHOWBIZ

Justin Bieber përfshin Selena Gomez në ditëlindjen e tij duke i hedhur benzinë zjarrit mes dramës me Hailey Bieber

Këngëtari i njohur Justin Bieber iu bashkua së fundmi “sherrit” Selena-Hailey në rrjet.

Këngëtari gjatë fundjavës organizoi një festë për ditëlindjen e tij të 29-të, ku kishte ftuar familjarët dhe shoqërinë.

Të ftuarve iu dorëzua një konfetë argjendi me fjalët: “Jam shumë mirënjohës që nuk përfundova me atë që mendoja se doja.”

Ai nuk foli për domethënien e dhuratës, po fansat nisën të supozonin se ishte një thumb ndaj Selena-s. “Çfarë po përpiqet të thotë?”; “Kjo është kaq e vogël, dua të them nëse kjo është mënyra se si ndiheni ju dhe gruaja juaj mbajeni atë për veten tuaj dhe ju lutem, nuk keni pse të përmendni emrin e dikujt ose të thoni “kush” për të kuptuar saktësisht se çfarë po flisni”. ‘Të pranosh se gruaja jote ishte zgjedhja jote e dytë në ditëlindjen tënde është çmenduri. Selena me të vërtetë jeton në mendjen e tij; “Oh ai bëhet i keq! Ik mbro gruan tënde”, kanë qenë disa nga komentet.

Sjellim në vëmendje se një “luftë e ftohtë” nisi para pak ditëve mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber. Këngëtarja e njohur tha se nuk do ta lërë Hailey-in ta ndikojë negativisht pasi modelja u duk sikur e sulmoi atë në një TikTok që e fshiu shumë shpejt.

Një fanse në TikTok @ellenacuario ripostoi një video të Hailey që dukej se ishte një sulm ndaj Selena-s. Rikujtojmë, se Justin Bieber ka anuluar së fundmi një tjetër koncert. Kjo gjë mesa duket nuk është pritur fare mirë nga fansat e yllit të muzikës. Rikujtojmë se pak kohë më parë Bieber anuloi një koncert për shkak të problemeve shëndetësore, pasi vuan nga sindroma Ramsay Hunt.


Top Channel

Related posts

“Ke pasur një moment dobësie për mua?”, Iliri përgjigjet pyetjes së Donaldit

admin

Mos i hidhni bananet ngjyrë kafe, arsyet pse ato janë të mira

admin

Kafe me qumësht, zbuloni përfitimet shëndetsore

admin

Leave a Comment