SPORT

Balotelli nuk po rehatohet as në Zvicër, pas problemeve me trajnerin, tifozët dalin me pankartë kundër tij

Sulmuesi kontrovers italian, Mario Balotelli assesi nuk po mund të gjejë rehati.

Balotelli që aktivizohet me Sionin në Zvicër, si fillim pati probleme me trajnerin e tashmë italiani po kontestohet ashpër edhe nga ana e tifozerisë e cila në ndeshjen e fundit ku Sioni barazoi 1:1 ndaj Luganos shpalosi një banderolë e cila kishte në shënjestër sulmuesin.

“Balotelli ka ardhur në Zvicër me qëllimin që të bëjë çfarë të dojë, është një dhuratë helmuese”, shkruhej në banderolën e tifozëve të Sion në drejtim të SuperMarios.

Duke e parë banderolën por edhe paraqitjen zhgënjyese të 32-vjeçarit, trajneri i Sion Christian Constantin e zëvendësoi në minutën e 46-të duke u ulur në bankinë në pjesën e dytë.

Banner

Related posts

Lazio fiton ndaj Cluj, Krasniqi detyron ekipin italian të mbetet me një lojtar më pak

admin

Zyrtare: Futbollisti i tretë më me së shumti paraqitje te Belgjika, përshëndetet me Përfaqësuesen

admin

Po bën sezon të madh me River Plate-n, e kërkon Real Madridi

admin

Leave a Comment