SHQIPËRI

Habit Curri: Gjykata i bëri nder PD, ata presin që t’i nxjerri Rama nga kriza e tyre

Arjan Curri: Ne e dinim që nuk do e kishin vulën. Unë e thashë që do i kthejnë për rigjykim. Kjo ishte logjike se e para një herë nuk ka pse hyn gjykata në një kosto të tillë dhe mir bën që nuk e ndan. Kjo nuk është kosto se është si të mos ketë marrë një vendim konkret. Nuk shikoj të ketë ndryshim se kur Apeli nuk merr vendim gjykata e shkallës së parë nxerr vërtetim që kryetari i PD-së është Lulzim Basha, atëherë KQZ-ja drejt asaj do shkojë. Ajo që doja të thoja është se Gjykata duke bërë keq duket se bëri mirë. Pala e foltores e akuzon gjykatën se dha një vendim të firmosur në zyrën e Ramës, nga ana tjetër kanë ngritur kujën e duket sikur presin nga Rama ta zgkidhë. Pra Gjykata duke i bërë keq i bëri mirë, është paradoks logjik pasi për mua është turp që një parti historike të presë nga një Gjykatë që të vendose kush e ka vulën e logon. Megjithatë jemi para këtij fakti dhe nga këtej e tutje kemi një dinamikë të re. Kemi dy grupe të PD-së të Berishës që është te 30% dhe Alibejn që mund të jetë tek 6% në zgjedhjet vendore.


Top Channel

Related posts

Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut/ 40-vjeçari përdhunon dy vajzat e mitura të partneres së tij

admin

Veliaj: Lista ruse e Ilir Metës/ Kryebashkiaku i Tiranës: Fyese për demokratët që ta votojnë

admin

“Ka video të tjera”, gazetarja tregon detaje për vajzën që shfaqet në skandalin e Gjicit

admin

Leave a Comment