AKTUALE

Pendarovski – Peach: Britania e Madhe na mbështet në çështjet kyçe që nga pavarësia jonë

Banner

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti Lordin Stuart Peach, Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në takim u konfirmua partneriteti dhe miqësia e kahershme ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila reflektohet përmes mbështetjes së vazhdueshme britanike për çështjet kyçe që nga pavarësia jonë e deri më sot, dhe marrëdhëniet dypalëshe karakterizohen nga një dialog politik dinamik në nivel të lartë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për çështjet aktuale që kanë të bëjnë me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, për bashkëpunimin dhe veprimet e dy vendeve në kuadër të Aleancës NATO, situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë në kontekst të luftës në Ukrainë, si dhe për çështje dypalëshe nga interesi reciprok.

Banner

Related posts

Halil Matoshi: Kryeministri shqiptar, politikë largpamëse e Ali Ahmetit, shprehje e vizionit për shtet dykombësh

Gjyla Halili

Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare para Komisionit për Çështje Evropiane

Gjyla Halili

VLEN: Rezultati 3 me 1

Gjyla Halili

Leave a Comment