AKTUALE

Ahmeti: Kur qëndron pranë varreve lapidare të Jasharajve në Prekaz kupton sa madhështore është LIRIA

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka cilësuar vizitën e sotme në Prekaz dhe homazhet në varrezat e familjes atdhetare Jashari si çast reflektimi që të bën të kuptosh madhështinë e lirisë.

Ai është shprehur se ende vazhdon të jehojë nga aty ku mbrojtën kullat e tyre amaneti i tyre, si trokitje e pavdekshme në ndërgjegjen mbarëkombëtare për ta ruajtur e përparuar përjetësisht Kosovën.

“Kur qëndron pranë varreve lapidare të familjes Jashari në Prekaz kupton sa madhështore është LIRIA, nga aty jehojnë ende amanetet e tyre për Kosovën si trokitje e pavdekshme në ndërgjegjen tonë kombëtare për ta ruajtur e përparuar përjetësisht. Gjaku i tyre i pastër ujiti tokën për të lulëzuar sërish pranvera në Kosovën që e deshtën më shumë se jetën! Lavdi e përjetshme Jasharajve, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës!” – ka shkruar Ahmeti në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Banner

Related posts

Në ditën e fundit janë prodhuar 13.114 MWh energji elektrike

admin

Mickoski në mbikëqyrje të punimeve të autostradës Gostivar – Bukojçan

Gjyla Halili

Vjedhje e rëndë në shtëpinë e Fatmir Bytyqit, deputet i LSDM! Ja çka kanë vjedhur?!

Gjyla Halili

Leave a Comment