AKTUALE

Grubi: Vendprehjet e Jasharajve janë rrënjët e tokës së lirë të Kosovës, përkujtimi më i mirë i atdhedashurisë dhe lavdisë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka qenë sot pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për të bërë homazhe në varrezat e familjes atdhetare Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Lidhur me këtë vizitë dhe obligim moral kombëtar, Grubi është shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook se vendprehjet e Jasharajve janë rrënjët e tokës së lirë të Kosovës, përkujtimi më i mirë i atdhedashurisë dhe lavdisë, kushtrim i përjetshëm për bashkim mbi idealin e mbrojtjes dhe përparimit të Kosovës.

“Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe bashkëpartiakët Fatonin, Kreshnikun, Jetonin, Arbërin, Bajramin dhe Beratin bëmë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Vendprehjet e tyre janë rrënjët e tokës së lirë të Kosovës, janë përkujtimi më i mirë i atdhedashurisë dhe lavdisë, kushtrim i përjetshëm për bashkim mbi idealin e mbrojtjes dhe përparimit të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Jasharajt, të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit! LAVDI!” – ka shkruar Grubi.

Banner

Related posts

Zef Berishaj: Interesim i madh për dokumentarin “Narhelmi”, një vlerësim për historinë e Malësisë

Gjyla Halili

VLEN: Për herë të parë me Drejtorinë për Zbulim Financiar do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar!

Gjyla Halili

Fronti Europian: Bashkë për fitoret e rradhës para nesh!

Gjyla Halili

Leave a Comment