AKTUALE

Jashari para deputetëve kërkon unitet: Të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

Me një modesti e urtësi si rrallëkush, përfaqësuesi i familjes e cila dha gjithçka për Kosovën, mori fjalën për t’iu drejtuar deputetëve të Kosovës.

Shkurt, por me mesazh të qartë, Jashari bëri thirrje për unitet të spektrit politik, sidomos për çështjen e hapur me Serbinë.

“Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e shtetit, u kisha preferuar ta kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia e tani kemi kohë të merremi me tjerët”, tha Jashari.

Vellai i Adem Jasharit falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot jemi bashku në 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, i përshëndes edhe ambasadorët. Duke i falënderuar SHBA-të, shtetet e mike tona, e ju ushtarët tanë. Falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, lavdi e nder për të gjithë ata që ranë”, theksoi ai.

Banner

Related posts

Prindërit e viktimave nga Koçani nuk lejojnë që të dërgohen trupat e fëmijëve të tyre për obduksion në Shkup

Gjyla Halili

Neshiq: Marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e sigurisë janë në nivel të lartë

admin

Gashi me rastin e 8 Shtatorit: Të punojmë së bashku për të ecur përpara

Gjyla Halili

Leave a Comment