AKTUALE

Shaqiri – Nuhiu:​ Së bashku ndërtojmë arsim cilësor për një të ardhme të suksesshme të fëmijëve dhe të rinjve

Banner

Sistemi arsimor është në proces reformash thelbësore, të cilat mund t’i realizojmë me sukses vetëm me përpjekjet e të gjithë aktorëve. Sfidat janë të shumta, por angazhimi i përbashkët çon në arritjen e arsimit cilësor, që është prioriteti ynë, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e sotëm me zëvendësministrin e ri të Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu.

Ministri dhe zëvendësi ranë dakord se modernizimi i sistemit arsimor në përputhje me trendet evropiane nuk ka alternativë, sepse ndërtimi i burimeve njerëzore të gatshme për sfidat e shekullit të 21-të është faktori bazë për përparimin e shoqërisë.

Zëvendësministri Nuhiu theksoi se është i përfshirë në krijimin e një sistemi arsimor që do t’u mundësojë fëmijëve dhe të rinjve të fitojnë njohuri, aftësi dhe shkathtësi që do të sigurojnë një të ardhme të suksesshme për ta dhe për shoqërinë në tërësi.

Banner

Related posts

Dje, Lladrovci kishte paraparë mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve pa mbledhjen e dy qeverive

admin

LSM dorëzon kërkesë te deputetët, kërkon rritje urgjente e pagës minimale në 500 euro

Gjyla Halili

Mark Gjonaj: Gëzuar Hanukka për të gjithë ata që festojnë!

Gjyla Halili

Leave a Comment