SPORT

Futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi më i miri i xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, kanë vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”!

Ky çmim për javën e 23-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Nazmi Gripshi.

Vlerësimi i më të mirë të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Zeqir Hasi, Shefki Misini dhe Bekim Domniku.

Nazmi Gripshi u vlerësua nga ky komision se ishte një prej lojtarëve më të mirë në derbin Prishtina-Ballkani.

Përveç që bëri diferencën në fushë ai shënoi një supergol për skuadrën e tij, i cili edhe motivoi portokallezinjt për t’u kthyer në rezultat dhe për të marrë një pikë të rëndësishme në këtë ballafaqim (2:2).

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Ballkani Nazmi Gripshi e ndau Valmir Imeri, menaxher i shitjes në Albi Commerce.

Pas marrjes së këtij çmimi, Gripshi u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe u shpreh optimist se skuadra e tij do ta mbrojë titullin e kampionit në këtë edicion.

“Është nder dhe kënaqësi që të shpallesh më i miri i xhiros në Albi Mall Superligë. Ky edicion i Superligës është shumë i luftuar dhe ka ndeshje shumë të vështira. Ballkani ndeshjet i merr një nga një dhe besoj që sado që rruga për ta mbrojtur titullin kampion është e vështirë, ne, do t’ia dalim. Një falënderim shkon për të gjithë bashkëlojtarët të cilët kontribojnë çdo herë që performanca ime të jetë e mirë”, ka theksuar Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

Related posts

Edon Sadriu shpallet “Ylli i Javës” së 24-të në Superligën e Kosovës

admin

Futbollisti spanjoll vazhdon të jetë lojtar i lirë

admin

Sedloski: Nuk dorëzohem, shkojmë në finale

admin

Leave a Comment