SHQIPËRI

‘Lufta’ e PD zhvendoset në KQZ/ Përfaqësuesi i Alibeajt dorëzon sot kërkesën për regjistrimin në zgjedhje

Banner

Në ditën e afatit të fundit për të dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin e partive politike në KQZ, pritet që përfaqësuesi ligjor i Enekejd Alibeajt, të dorëzojë kërkesën për regjistrim e PD pasi mori vulën nga Apeli.

Lufta e brendshme e PD-së është zhvendosur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi një natë më parë ish-kryeministri Sali Berisha paraqiti  kërkesën e tij për regjistrimin e PD-së duke pretenduar se e ka të drejtën ligjore.

Berisha dërgoi përfaqësuesit ligjorë të ‘Rithemelimit’, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri që depozituan dokumentacionin për regjistrimin si subjekt zgjedhor në emër të Partisë Demokratike për 14 majin, duke firmosur dokumentet si kryetar i Partisë Demokratike.

Para regjistrimit të koalicionit, Berisha tentoi të regjistrojë Partinë Demokratike i pari edhe pse të drejtën me vendim Apeli e ka grupimi Alibeaj, që do i drejtohet sot KQZ zyrtarisht.


Top Channel

Banner

Related posts

Vdes një 17-vjeçar në Tiranë, si pasojë e një vetaksidenti

admin

Kandidatët e PS për bashkitë, zbulohen disa nga emrat! Nuk surprizon Lezha

admin

Nënstacion i ri elektrik në Vlorë/ Rama: Do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike për 15 mijë abonentë dhe 3 mijë biznese

admin

Leave a Comment