Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit.
Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid.
Elgit ka treguar gjatë një interviste ditën e sotme “sekretet” dhe prapaskenat e këngës së famshme që Luizi i ka dedikuar Kiarës për Shën Valentini, e cila titullohet “Me ty”. Artisti ka treguar se sfida ka qenë një sfidë e vërtetë megjithatë Luizi është sjellë si një profesionist.
“Ai regjistrimi ishte siklet. Ai me zërin e ngjirur, tekstin nuk e kishte mësuar mirë. Zërin e ngjirur e ka nga alkooli, nga cigari që ka konsumuar. Po ai absolutisht është sjellë si një profesionist i vërtetë.”
E duket se edhe këtë vit të ri, producenti nuk do të humbë aspak kohë dhe ka nisur madje që tani punën për surprizat që do të publikojë në verë. Një prej tyre na e ka zbuluar me anë të një video në Instastory ku shfaqet së bashku me artistin e mirënjohur, Alban Skënderaj dhe krahas është shkruar: “Hiti i verës është rrugës”.
Top Channel