SPORT

Interi nuk lëshon pikë ndaj Lecces

Banner

Interi është rikthyer te fitorja në Serie A, pas humbjes që regjistroi javën e kaluar ndaj Bolognas.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti sonte Leccen, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 2:0.

Henrikh Mkhitaryan (29’) dhe Lautaro Martinez (53’) shënuan golat e fitores për “Nerazzurrët”.

Interi pas kësaj fitore ka 50 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me 15 pikë më pak se lideri, Napoli, dhe dy më shumë se Lazio, që ndodhet në pozitën e tretë.

Lecce ndodhet në pozitën e 15-të me 27 pikë.

Banner

Related posts

Trepça fiton ndeshjen e tensionuar kundër Bashkimit

admin

Mbappe: Ia kam bërë të qartë PSG-së

admin

Jorginho do të qëndrojë në Arsenal

admin

Leave a Comment