OPINIONE

Kush fitoj e kush humbi me trustin?

 

Shkruan: Fadil Maloku

(Ja një ad hoc analizë, për dukurinë e gjykimit dhe mendimit uniformues në Parlamentin e Kosovës)

1. Në kulturën dhe mentalitetin tonë, ende edhe si fah po edhe si mënyrë e sjelljes personale, fyerja, po edhe denigrimi publik i kundërshtarit (në kohën, kur ti ke një interes vital për verën dhe komunitetin përfaqësues) bëhen kontraproduketive!
2. Qasje, kjo që u pa haptas edhe në debatet publike, midis deputetëve qeveritar dhe atyre opozitar që u zhvillua sot në aulën e Parlamentit të Kosovës! Në vendet demokratike, qasja e tillë nuk krijon as inate, as anonimizitete, e as stereotipizime ndaj kundërshtarit ideologjik, po as ndaj atyre klanor. Kjo ndodh vetëm në Parlamentet e tranzicionit…
3. Me mosvotim të parave të trustit, nuk e fitoj “betejën” Vetëvendosja, por, opozita e humbi rastin për ta rritur përkrahjen e publikut, ende të paemancipuar sa duhet për t’i kuptuar trillet e politikës postmoderne. Kjo situatë e “turmës” “inerte” dhe deputetëve (që e preferojnë shumë më shumë mendimin uniformues, se sa atë të lirë) injorant, do vazhdoj edhe për një kohë. Kam përshtypje, që përmbyllja me një Marrëveshje historike me Serbinë do e ndihmoj “shkurorëzimin” tonë nga qasja e tillë ndaj rivalëve politikë, po edhe ndaj kundërshtarëve ideologjik…

Related posts

SERBIA PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS RUSI-UKRAINË

Gjyla Halili

ALI AHMETI URIME FITORJA

Gjyla Halili

NDERIMI PËR AMERIKANËT OBLIGIM KOMBËTAR

admin

Leave a Comment