AKTUALE

Driton Sinishtaj:Një herë shërbëtor i DPS-së, gjithmonë shërbëtor i DPS-së,prandaj shqiptarët do të bëjnë dallimin më 5 Mars

Nga Driton Sinishtaj-New York

E vërteta del gjithmonë në shesh. Maskat bien dhe shfaqen fytyrat e vërteta. Një herë shërbëtor i DPS-së, gjithmonë shërbëtor i DPS-së.
Në bazë të përvojës dhe në bazë të veprimeve të deritanishme të Fatmir Gjekës, si zvarritës dhe sykofant i partisë e cila sistematikisht ushtroi presion institucional mbi shqiptarët, mund të konkludohet se çdo votë që shkon për partinë e tij, në fakt shkon në prehrin e DPS-së.
Pasi mbështeti personalisht Millo Gjukanoviçin, duke bashkëpunuar me gjithë zemër me DPS-në, duke punuar kundër popullit të tij, z. Gjeka manipuloi një rini të vërbuar me urrejtje në Malësi për të djegur disa vota sepse borxhet që duhet t’i kthejë DPS-së janë të gjata.
Edhe më parë, ne mund të shihnim se si DPS ka satelituar disa parti më të vogla me një qëllim, që është djegia e votave. Çdo votë për PD-në e Fatmir Gjekës është një votë e humbur, një votë e pakuptimtë dhe e pavlerë, një votë kundër interesave të Malësisë, një votë e djegur, një votë për Millon, një votë për DPS-në.
Ndaj, shërbëtori besnik i DPS-së, zoti Gjeka, si dhe partneri i tij i koalicionit në Tuz, u instaluan vetëm si mjeti i fundit propagandistik për të tentuar të kthejnë në pushtet DPS-në antizhvillimore dhe antishqiptare.
Prandaj votuesit e 5 marsit do të dinë të bëjnë dallimin mes votës për interesat e popullit shqiptar dhe votës për DPS-në, këtë herë të maskuar si partia e Fatmir Gjekës.

Related posts

Kumanovë, Selver Ajdini nga AKI për 58 vota nuk mundi të shkojë në balotazh me Maksim Dimitrievskin

Gjyla Halili

Vritet një polic në Kaçanik, policia jep detaje: Ishte duke hyrë në banesë!

Gjyla Halili

Protesta e paralajmëruar për UÇK-në në Shkup, Mickoski: Jam i bindur se VLEN nuk do ta mbështesë

Gjyla Halili

Leave a Comment