86 vjeçarja Gillian Davies kishte mbetur duke qarë pasi punonjësit e bashkisë prishën kopshtin e saj në Kesteven duke i thënë se nuk kishte leje për të zgjeruar hapësirën.
Një gjyshe në Britani ka mbetur e shtangur pasi këshilli bashkiak prishi kopshtin që ajo ndërtonte në shtëpinë e saj të viteve të pensionit, duke e quajtur “një rrezik shëndeti e sigurie”.
Pensionistja kishte punuar dhe zbukuruar hapësirat rreth kopshtit të saj që kur ishte vendosur në kompleksin e Stamford, në veri të Britanisë në vitin 2006.
Të premten më 24 shkurt ajo thotë se punonjësit e bashkisë erdhën duke shkatërruar punën e saj të 17 viteve duke prishur bimët e saj me kazma e lopata.
Djali i saj Stephen, 60 vjeç, teknik mirëmbajtjeje, tha: “Kopshti ishte gjithçka që kishte, ajo nuk është se ka dhe shumë për të jetuar. Punonte bashkë me një shoqen e saj, siç kishin bërë prej 17 vjetësh”.
“Ata thonë se kopshti mund të jetë rrezik zjarri dhe se njerëzit mund të rrëzohen në gurët e tij, por aty ka kalime. Ata prishën pjergullat dhe shkulën bimët para se t’i flaknin.
Një tjetër rezidente Jillian Murcott, 83 vjeçe, e cila ka ardhur kohët e fundit në kompleksin e pensionimit, tha: “Kam vetëm një javë që kam ardhur këtu dhe po shoh vetëm çrrënjosje dhe shkatërrim”.
Përfaqësuesi bashkiak Robert Reid, tha se bimët e gruas bllokonin një dalje emergjence.
Ai shtoi: “Hapësirat e përbashkëta janë për të gjithë qiraxhinjtë dhe duhet të sigurohemi që të jenë të mirëmbajtura”.
Top Channel