SPORT

Blerta Bytyqi fituese e garës “8 Marsi – Kupa e Prizrenit”

 Në organizim të Auto Klubit AMTKK, në Prizren është mbajtur gara “8 Marsi – Kupa e Prizrenit”, në të cilën pjesëmarrëse ishin 12 garuese, të cilat garuan në tri klasa.

Gara ishte e karakterit festiv-revial dhe rezultati nuk ishte në plan të parë, por gjithsesi garueset treguan shkathtësitë e tyre.

Fituese e garës, në plasmanin gjeneral, doli Blerta Bytyqi e AMTKK me Audi A3.

“Fillimisht jam e kënaqur që u organizua kjo garë e natyrisht edhe për fitoren, sepse kjo ishte edhe gara e fundit për mua. Kam shumë obligime dhe nuk kam mundësi t’i përkushtohem auto sportit. Gjithsesi ëndrra ime është plotësuar. Unë jam shpallur kampione. Femrave garuese u dëshiroj shumë suksese”, ka thënë Blerta pas fitores.

Në pozitën e dytë u rendit Brunilda Gjura e Prishtina RT me Fiat Punto, ndërsa e treta doli mysafirja nga Maqedonia e Veriut, Maja Milosevska me Opel Astra.

Related posts

“Reja ‘dogji’ 2-3 lojtarë”, Gega komenton Kombëtaren: Sfida e Shqipërisë nis në…

admin

SAS seasonal summer 2018 routes – 5 new destination & 27 new non-stop routes

admin

Federata e Brazilit beson se do të arrijë marrëveshje me Ancelottin

admin

Leave a Comment