SPORT

Lazio ndërpret serinë e Napolit (VIDEO)

Lazio ka shënuar fitore në udhëtim te Napoli me rezultat 1:0, duke ia shkaktuar liderit në Serie A humbjen e parë pas tetë fitoreve.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 67-të të ndeshjes. Ishte Vecino i cili realizoi një gol të bukur për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.

Me këtë triumf, Lazio së paku përkohësisht ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 48 pikë.

Në anën tjetër, Napoli mbetet lider me 65 pikë, 17 më shumë se Lazio, e 18 më shumë se dy ekipet e qytetit të Milanit, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Banner

Related posts

Reali kthehet me tri pikë, i “afrohet” Barcelonës

admin

Lewa: Triumfi i Dortmund s’do të ishte një gjë e mirë

admin

Kurti: Qiro Bllazheviq, emër i shënuar në periudhën e gjeneratës së artë të KF Prishtina

admin

Leave a Comment