SPORT

Nga super ylli në rezervistin më të shtrenjtë në botë

Banner

Lojtarët e Real Madridit pësuan disfatë (0:1) nga Barcelonës në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Eden Hazard edhe këtë herë ishte në bankën e rezervistëve.

Belgu erdhi në Madrid në vitin 2019 me pritshmëri të mëdha dhe një çmim rekord. Ai ishte një nga futbollistët më të mirë në botë kur Chelsea e shiti për 115 milionë euro. Kështu, Hazard u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, më i shtrenjtë se Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Reali e solli atë si pasues të Ronaldos dhe supozohej se do të ishte lideri i skuadrës së re. Por karriera e Hazard mori tatëpjetën. Nga vera e vitit 2019 deri në fund të dimrit të 2022, ai luajti vetëm 73 ndeshje për Realin.

Lëndimet, përgatitja jo e mirë fizike, madje edhe mbipesha shënuan qëndrimin e Edenit në “klubin mbretëror”. Carlo Ancelotti nuk po e llogarit më belgun në planet e tij.

Këtë sezon ai u paraqit vetëm shtatë herë.  Treguesi më i mirë se si dhe sa luan Hazard te Reali janë statistikat e tij në El Clasico. Më saktë, është inekzistent. E pabesueshme, por e vërtetë,  gati 4 vjet pas ardhjes te Reali, ai nuk regjistroi asnjë minutë në ndeshjet kundër Barcelonës.

Mbrëmë, gjysmëfinalja e parë në Kupën e Mbretit, të cilën Reali e humbi 0:1 në shtëpi, ishte “El Clasico” e dhjetë që kur Hazard ishte te Reali dhe e kaloi atë, si nëntë të mëparshmet, në bankinë.

Banner

Related posts

“Çmenduri” në NBA, 351 pikë në një ndeshje

admin

Brighton kthehet fuqishëm në garë për Asllanin

admin

Ukrainasi Mudryk në rrjetet sociale: Jam luftëtar që në fund i fitoj të gjitha betejat…

admin

Leave a Comment