SHQIPËRI

Kuvendi i Shqipërisë, një minutë heshtje për tri gratë e vrara në Tiranë dhe 47 viktimat e aksidentit hekurudhor në Larisa

Deputetët e Kuvendit kanë ndërprerë debatin për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Larisa të Greqisë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve, ndërsa ka ftuar ligjvënësit të mbajnë një minutë heshtje.

Bilanci tragjik i aksidentit më të madh hekurudhor në Greqi ka shkuar tashmë në 47 të vdekur, prej të cilëve mbi 10 krejtësisht të djegur.  Informacione ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se midis personave që konsiderohen të humbur dhe që shumë shpejt do të mund ti shtohen listës makabre të viktimave mund të ketë të paktën edhe 3 shtetas shqiptarë.

Ndërkohë, në fillim të seancës plenare të kësaj të enjteje, një minuta heshtje u mbajt edhe për tri gratë, që një ditë më parë u vranë nga Dan Hutra, person me precedent të theksuar kriminal.

Hutra, rreth mesditës së mërkurës tronditi kryeqytetin me 3 ngjarje të ndryshme kriminale duke lënë pas 3 gra të vrara dhe 3 të tjera të plagosura në më pak se një orë.


Top Channel

Banner

Related posts

I zë rryma burrë e grua në Vlorë, vdesin të dy

admin

Kurti sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën

admin

Gazeta New York Times zbulon detaje të reja: McGonigal nuk e fshehu marrëdhënien me Ramën, komunikoi me adresën zyrtare të FBI-së

admin

Leave a Comment