AKTUALE

MPJ dënon provokimet dhe ofendimet nga tifo grupi serb “Grobarite”

Ministria e Punëve të Jashtme gjatë ditës së djeshme ka rënë në kontakt me kolegët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, me çrrastë ka reaguar duke dënuar fyerjet dhe parullat provokuese të demonstruara gjatë ndeshjes ndërmjet KH Partizan dhe KH Vardar në Beograd nga ana e tifo grupit KH Partizan.

“Me këto aktivitete të pakëndshme, përveç shkeljes së parimeve të sjelljes së drejtë dhe sportive, është lënduar thellë dinjiteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj. Ministria theksoi se reagime të tilla nga grupe individësh nuk janë aspak në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale që i kultivojnë dy vendet.

Pala serbe, përmes ambasadorit të saj në Maqedoninë e Veriut, shprehu keqardhjen dhe u distancua nga këto raste të izoluara të individëve, të cilët në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë qëndrimet e Beogradit zyrtar në raport me vendin tonë dhe nuk janë në frymën e zotimeve të ndërsjella për të forcuar në përgjithësi marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ndeshja e ligës SEHA në Beograd mes Partizanit dhe Vardarit mori vëmendje të madhe, por jo për shkak të fitores së klubit serb, por për shkak të sjelljes së tifo grupit “Grobarite”.

Përveç mbështetjes së madhe për hendbollistët e tyre, ata e shfrytëzuan ndeshjen edhe për provokime politike të ekipit maqedonas dhe tifozëve. Flamuri grek dhe mesazhet e ndryshme ishin pjesë e koreografisë së kësaj ndeshjeje dhe u këndua kënga “Serbi e vjetër, kurrë Maqedoni”.

Related posts

Këshilltare nga rradhët e LSDM, kalon te LD e Izet Mexhitit!

Gjyla Halili

Harxhi: Rama nuk është më kryeministër aktiv, qeverisemi nga WhatsApp-i dhe nga policia

Gjyla Halili

Mickoski konfirmon premtimin e Mexhitit: Qeveria do ta ndërtojë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Gjyla Halili

Leave a Comment