Sistemi VAR ishte risi që bëri bujë të madhe në botën e futbollit, por si duket do të kemi edhe ndryshime tjera.
Siç raporton “Marca”, të shtunën do të ketë një takim të IFAB-it në Londër dhe do të diskutohet kohën e humbur gjatë festës së golit, e cila do të rikuperohet në shtesë.
E thënë në mënyrë më të thjeshtë, nëse një lojtar feston pas një goli për dy minuta, gjyqtari do t’i shtojë dy minuta kohës shtesë.
Vendimi nuk do të hyjë në fuqi menjëherë, por nuk do të ishte çudi që nga viti 2024 e në vazhdim pas shënimit të golit kronometri i gjyqtarit do të masë kohën e humbur për ta shtuar në fund.
Disa nga rregullat që do të hyjnë në fuqi për sezonin 2023/24 bazohen në diçka që ka ndodhur kohët fundit. Nëse kur shënohet një gol, ka lojtarë të bankës rezervë në fushë, duhet të anulohet.
Rregulli “anti-Dibu Martinez” do të hyjë gjithashtu në fuqi, pasi portierit në momentin e goditjes së penalltive do t’i ndalohen veprimet që shpërqendrojnë gjuajtësin (vonesat e pajustifikuara, prekja e shtyllave, tërthorëses e tjera.