OPINIONE

LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS DHE ANAMORAVA

 

Ismet Sylejmani

Për dallim nga rrethet tjera organizative dhe krahinat e famshme liridashëse të luftës kundër eskadroneve që mbillnin vdekje e zgjeronin tokën me varre në Atdheun tonë, Anamorava jonë e dashur, ishte ajo krahinë e Atdheut tonë, e cila për m2(metër katror), kishte më shumë se çdo pjesë tjetër, figura e personalitete të mëdha kombëtare të cilët e dominonin skenën politiko-patriotike ilegale në Kosovë e vise dhe kishin ndikim edhe në Shqiperi dhe jashtë Atdheut e kudo nëpër kontinente të botës!

Pas arrestimit dhe dënimit me vite të tëra burg të çelikut të qendresës, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, pas daljes jashtë Atdheut të Anëtarit të Komitetit Drejtues të GMLK-së, atdhetarit të madh, Heroit të Kombit Kadri Zeka dhe pas kalimit në ilegalitet të Sekretarit Organizativ Hydajet Hysenit, pas arrestimeve, burgosjeve dhe më vonë edhe denimeve me vite të tëra burg të antarëve të Grupit Revolucionar dhe Grupi Marksist-Leninist i Kosovës – GMLK-së, goditja ishte e madhe në nivel të Kosovës në përgjithësi dhe të Gjilanit, të Vitisë e të Kamenicës në veçanti, por me pasoja edhe në Luginë të Preshevës e në Karadakun e Kumanovës!

Gjilan, 17 Janar 2023!

P.S: Pjesë nga fjalimi im, i mbajtur në Gjilan, në tubimin e organizuar nga SHOQËRIA “ LËVIZJA”!

Related posts

ALI AHMETI SHPALLET “QYTETAR NDERI” I TIRANËS

Gjyla Halili

DIZAJNI I QUIETISMIT POLITIK NË TIRANË PRITSHMËRI E VELADONIT BEKTASHIAN

Gjyla Halili

Gjendja alarmante/ Neziri: Për fat të keq, Tetova ka kohë që menaxhohet pa koncept

Gjyla Halili

Leave a Comment