SPORT

Skuadra spanjolle me kërkesë të çuditshme

Cadiz ka kërkuar zyrtarisht pezullimin e La Ligas. Këtë e ka bërë të ditur klubi andulizian përmes një deklarate të nënshkruar drejtpërdrejt nga presidenti Manuel Vizcaino.

Cadiz ka apeluar në Gjykatën Administrative të Sportit për të kërkuar anulimin e ndeshjes kundër Elche, e vlefshme për raundin e 17-të të ligës spanjolle, e cila u luajt më datë 16 janar dhe u mbyll me rezultatin 1-1. Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe pezullimin e kampionatit deri në zgjidhjen e çështjes.

Klubi kërkoi që ndeshja në fjalë të riluhej pjesërisht, duke e konsideruar punën e ekipit të gjyqtarëve të pakujdesshme në vërtetimin e golit të Ezequiel Ponce, të shënuar nga një pozicion jashtë loje.

Banner

Related posts

Shaqiri: Përballja me Kosovën do të jetë emocionuese

admin

Prishtina i mëson kundërshtarët e grupit në Ligën e Kampionëve

admin

Çmenduri arabe, oferta për Salah është e padëgjuar, kalon edhe CR7. Dorëzohet Liverpool, “peshkon” në Serie A pasuesin e egjiptianit

admin

Leave a Comment